SUPERLIGA
Sulmohet Prishtina
14 April, 2013 @21:10
Fitorja e Prishtinës ndaj Hysit sot në Merdare, i ka kushtuar futbollistëve të saj me përleshje menjëherë pas përfundimit, kur ata u sulmuan nga disa civilë dhe pati përleshje ndërmjet futbollistëve mysafir dhe këtyre personave.
Nën përcjelljen e policisë dhe kërkimfaljen e futbollistëve vendas, skuadra u përcoll pa ndonjë problem nga Podujeva, shkruan në faqen zyrtare të skuadrës kampione.
Prishtina ka mposhtur Hysin me golin e vetëm të shënuar nga Liridon Kukaj dhe ka mbajtur kreun e tabelës.