INTER
Bien edhe mëposhtë
14 April, 2013 @17:58
Interi i Andrea Stramaccionit ka pësuar përsëri. Këtë herë neroazzurrëve u ka dalë në hak ekipi nga ishulli, Cagliari.
Trajneri i Cagliarit, Ivo Pulga, në minutën e 56-të të ndeshjes ka futur në lojë kilianin, Mauricio Pinilla, i cili ka shënuar dy herë për të fundosur çdo shpresë të Interit për Ligë të Kampionëve, e ndoshta edhe dalje në Europë në tërësi.
Pinilla ka shënuar në minutat 63 nga penalltia dhe 76 për fitoren e skuadrës së tij. Në anën tjetër, Interi me tre sulmues kryesor të lënduar, nuk ka arritur të bëjë asgjë në ndeshje dhe tashmë ka rënë në pozitën e shtatë të tabelës së klasifikimit.
SERIE A, SOT
Cagliari - Inter | 2-0 |