SUPERLIGA
Vazhdon kriza në Vëllaznim
13 April, 2013 @17:22
Futbollistët e Vëllaznimit kanë humbur edhe një rast për të luftuar për një vend në Play-Out ose të sigurojnë mbijetesën.
Gjakovarët sot është dashur të ndjekin rezultatin në stadiumin e tyre të qytetit, për të barazuar vetëm pesë minuta pa përfnduar takimi dhe për të marrë një pikë.
Ka qenë Xhevdet Shabani (58’) që ka dërguar mysafirët nga Gjilani në epërsi, që vërtetoi formën e mirë të djelmoshave të udhëhequr nga Arbnor Morina.
Ndërsa pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Desaret Dervishi, ka barazuar për kuqezinjtë duke ia sjellë një pikë - sidoqoftë të rëndësishme. Vëllaznimi në stinorin pranveror ka mbetur me vetëm një fitore të arritur.
Tash Drita vazhdon të mbetet në vendin e tretë, por me 38 pikë, derisa Vëllaznimi, i parafundit në tabelë, ka barazuar pikët me Kosovën e Vushtrrisë (22), që luan nesër.
RAIFFEISEN SUPERLIGA, SOT
Vëllaznimi - Drita | 1-1 | Dervishi 85' - Shabani 58' |