GJAKOVË
Vëllaznimi, fitore për shpëtim
13 April, 2013 @10:54
Xhiroja e XXIV e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll fillon me një ndeshje derbi, ku Vëllaznimi pret në Gjakovë, Dritën e Gjilanit.
Vëllaznimi, që po vuan për pikë në vendin e parafundit të renditjes tabelare, do të kërkojë fitore në ndeshjen e sotme ndaj gjilanasve që në dy ndeshjet e fundit kanë regjistruar dy fitore.
Fitorja e fundit me golat e Skerajt
Vëllaznimi ka regjistruar vetëm një fitore në stinorin pranveror, kur prizrenasi Agron Skeraj shënoi hat-trick, para se të ‘ikte’ për Zvicër. Prej asaj dite Vëllaznimi nuk e pa fitoren me sy.
Në dy përballjet e para gjatë kampionatit deri më tani, Drita ka bilanc më të mirë se Vëllaznimi, pasi që njëherë e ka fituar në Gjilan (3-1), ndërsa ka barazuar në Gjakovë (0-0).
RAIFFEISEN SUPERLIGA - XHIRO XXIV
Sot, 15:00 | Vëllaznimi - Drita | TV Supersport 1 | |
Nesër, 14:30 | Drenica - Trepça 89 | TV Supersport 1 | |
Nesër, 14:30 | Hysi - Prishtina | TV Supersport 2 | |
Nesër, 15:00 | Hajvalia - Besa | ||
Nesër, 15:00 | Kosova V - Trepça | ||
Pasnesër, 15:00 | Liria - Ferronikeli |