VERDHEZI
Rruga për finale
31 March, 2015 @8:08
Ekspedita pejane ka marrë rrugë për kryeqytetin bullgar, dje, derisa si mungesë e vetme është numëruar Jaleel Nelson që është i lënduar.
Verdhezinjtë pasi që përfundan Grupin C si lider, tashmë në gjysmëfinale të Balkan League, po kërkojnë rezultat pozitiv nga ndeshja e parë me Rilskin, ashtu që të arrijnë për herë të parë në histori të vendit finalen e garës.
Edhe trajneri i Pejës, Boris Kurtovic, por edhe ai i Rilskit, Rosen Barchovski, e kanë të qartë se do të kenë punë të vështirë dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e dytë që zhvillohet në Pejë.
Mirëpo, sonte të dy skuadrat do të kërkojnë që të arrijnë avanatazhin sado të vogël qoftë, para ndeshjes së kthimit, veçanërsisht vendasit bullgar.
Peja nuk ka regjistruar këtë stinor asnjë fitore ndaj Rilskit, duke pësuar dy herë. Ndërsa sa i përket fazës së fundit grupore, bullgarët përfunduan të tretit në Grupin D, grup ky që ka 3 pjesëmarrës në gjysmëfinale të ligës ballkanike, BIBL.
Ndeshja e sontme është dueli i parë përballë këtyre skuadrave në gjysmëfinale, të cilët ndeshjen e kthimit, vendimtare, e luajnë më 7 prill në Pejë.