KOMBËTARJA
Në Loro Boriqi ose Skenderbeu
12 April, 2013 @17:21
Federata Shqiptare e Futbollit do të kërkojë nga UEFA dhe FIFA që ndeshja ndërmjet Shqipërsië dhe Zvicrës e paraparë të luhet me 11 tetor të këtij viti e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror, Brazili 2014, të luhet në Shkodër ose Korçë.
Mirëpo, problemi i vetëm dhe kryesor është standardi që kërkojnë rregullat e shtëpisë ndërkombëtare të futbollit, që është largësia maksimale e aeroportit prej stadiumit - 100 kilometra.
As Korça e as Shkodra nuk e plotësojnë këtë kusht dhe pritet përgjigjja nga UEFA e FIFA, pasi që FSHF dëshiron të dijë që tani a të fillojë punimet në stadiumin Qemal Stafa, apo jo. Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës është ndeshja e fundit e kualifikimeve për kombëtaren dhe me shpresë siguruese e biletës për Brazil!