SUPERLIGA
Vushtrriasit këndellen!
14 April, 2013 @17:19
Futbollistët e ekipit kampion, Prishtina, kanë arritur të regjistrojnë fitoren e radhës sot ndaj Hysit në Merdare.
Djelmoshat e Afrim Tovërlanit kanë mposhtur Hysin si mysafir 0-1 dhe tashmë kanë arritur kuotën e 50 pikëve.
Mirëpo, edhe përcjellësi i tyre, Trepça 89 ka fituar duke e përcjellë Prishtinën në hap. Mitrovicasit kanë mposhtur Drenicën në Skenderaj, 1-3.
Hajvalia ka vazhduar me lojëra të mira, kësaj radhe duke e mposhtur Besën e Pejës 3-0. Ndërsa Llamkos Kosova e Vushtrrisë ka arritur fitore mahnitëse, të parën prej se po e udhëheq Ismet Munishi. Vushtrriasit kanë shënuar fitore me rezultat të thellë 5-0 ndaj Trepçës dhe tanimë kanë lënë Vëllaznimin të vetmuar në zonën e rrezikshme, pa e marrë parasysh Lirinë.
RAIFFEISEN SUPERLIGA, SOT
Hysi - Prishtina | 0-1 | Kukaj 55 | |
Llamkos Kosova - Trepça | 5-0 | Osmani 24, 39, Krasniqi 30, Zeneli 45, Zuçaku 74 | |
Hajvalia - Besa | 3-0 | Mavriqi, Zhara AG, Aleksandru | |
Drenica - Trepça 89 | 1-3 | Çekaj 12 - Sahiti 45, Jetullahu 69, 78 |