LIGUE 1
PSG drejt titullit
13 April, 2013 @18:59
Lideri i kampionatit françez, Paris St Germain, ka arritur fitoren e radhës në Ligue 1 sot duke e mposhtur me rezultat minimal 0-1 Troyes-në në stadiumin L’Aube.
Golashënues i vetëm për ekipin e Carlo Ancelottit ka qenë mesfushori Blaise Matuidi (65’), i cili u asistua nga holandezi Gregory Van Der Wiel.
Me këtë fitore, Paris St Germain, ka ngritur kuotën e pikëve në 67, dhjetë më shumë sesa përcjellësi i parë Olympique Marseille dhe 13 më shumë se përcjellësi i dytë, St Ettiene.
Në anën tjetër, Troyes, e ngujuar në fund të tabelës me 25 pikë, duhet të kërkojë çare për të shpëtuar nga rënia në gjashtë javët e mbetura të elitës françeze të futbollit.
LIGUE 1, SOT:
Troyes - Paris St Germain | 0-1 |