UNITED
Të pandalshëm
14 April, 2013 @17:00
Djelmoshat e Sir Alex Fergusonit i janë kthyer fitoreve sot duke e mposhtur Stoke City 0-2 në stadiumin Britannia.
Michael Carrick, mesfushori qendror i Manchester United, ka shënuar pas një tollovie në zonën e rrezikshme të Stoke City, ku u gjend më së miri. Me këtë gol të shënuar në minutën e katërt, Manchester United, ka mbajtur në kontrollë ndeshjen, ndërsa në minutën e 66-të, Robin Van Persie, ka shënuar nga penalltia të cilën e fitoi vetë.
Me t’iu rikhtyer Van Persie golit, ai vrapoi te trajneri Ferguson, i cili kërceu për ta përqafur nga gëzimi.
Fitorja e dërgoi Manchesterin në 80 pikë dhe tani më ata presin gabimin e Manchester Cityt për të siguruar edhe teorikisht titullin.
PREMIER LEAGUE, SOT:
Stoke City - Manchester United | 0-2 | Carrick 4, Van Persie 66 |