FA CUP
City në finale
14 April, 2013 @19:03
Goli i Samir Nasri-së, dhjetë minuta pa përfunduar pjesa e parë dhe ai i Sergio Aguero-së, dy minuta me të filluar pjesa e dytë, kanë qenë të mjaftueshme për skuadrën e Roberto Mancinit që të dalë në finale të Kupës FA.
Edhe pse sulmuesi senegalez, Demba Ba, ka shënuar në minutën e 66-të për të zvogëluar epërsinë e kampionit të Anglisë, djelmoshat e Rafael Benitezit nuk kanë mundur të bëjnë më shumë në ndeshje.
Tash, Manchester City në finale do të takohet me skuadrën e Wigan Athletic, që mposhti dje Millwallin, 2-0.
FA CUP - GJYSMËFINALET
Millwall - Wigan Athletic | 0-2 | Maloney 25, McManaman 78 | |
Chelsea - Manchester City | 1-2 | Ba 66 - Nasri 35, Aguero 47 |