SERIE A
Rezultat për Juventusin
14 April, 2013 @23:14
Milan dhe Napoli kanë barazuar sonte në San Siro, duke ia lehtësuar edhe më punën Juventusit drejt titullit kampion. Rossonerët kanë qenë të parët që kaluan në epërsi, por napolitanët kanë barazuar shpejtë për të kthyer ndeshjen aty ku nisi.
Mesfushori françez, Matthieu Flamini, ka shënuar për Milanin në minutën e 30 të ndeshjes, derisa Napoli ka barazuar menjëherë nëpërmjet sulmuesit maqedon të saj, Goran Pandev.
Barazimi në këtë ndeshje nuk e kënaqi asnjërën palë, pasi që Juventusi ka një ndeshje që zhvillohet nesër dhe mund të ngris epërsinë në tabelë.
SERIE A, SONTE
Milan - Napoli | 1-1 | Flamini 30 - Pandev 32 |