BIANCONERI
Juventus, i afrohet titullit
15 April, 2013 @23:26
Kosovari Lorik Cana ka qenë i pafat sot, pasi që ka qenë shkaktar i golit të parë të Zonjës së Vjetër nga Torino, kur rrëzoi në zonë mesfushorin juventin, Cluadio Marchisio.
Kështu, që në minutën e tetë të ndeshjes ai u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa penalltinë e fituar për bianconerët e realizoi kiliani, Arturo Vidal.
Prej këtij momenti ekipi i Juventusit filloi dominimin me gjashtë mesfushorë në fushë duke shëtitur topin. Lazio edhe pse kishte më vonë rastet e saja nga korneri, i disponuari Arturo Vidal shënoi edhe njëherë në minutën e 28-të të ndeshjes për t’i përfunduar shpresat e aguilas romake.
Juventus tash ka 74 pikë në vendin e parë, 11 më shumë se Napoli që gjindet në vendin e dytë, gjashtë javë pa përfunduar kampionati italian. Skuadrës së Antonio Contes i duhen edhe tre fitore për të siguruar titullin nëse nuk gabon më heret përcjellësi kryesor i tyre, Napoli.
Ndërkaq, ekipi i Lorik Canës, Lazio është larguar edhe më shumë nga zona e Ligës së Kampionëve, pas humbjes së sontme, duke mbetur 8 pikë prapa Milanit, që gjindet në vendin e tretë.
SERIE A, SONTE:
Lazio - Juventus | 0-2 | Vidal 8, 28 |