Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KALON TE BALLKANI

Malisheva konfirmon se futbollisti i tyre kalon te Ballkani

Malisheva konfirmon se futbollisti i tyre kalon te Ballkani


16 June, 2023 @15:06

Skuadra e Malishevës ka bërë të ditur sot edhe zyrtarisht se sulmuesi i tyre Bleart Tolaj është anëtar i ri i Ballkanit. Malisheva ka bërë të ditur se ka liruar Tolajn me kërkesë të lojtarit, ashtu që ai të avancojë në karrierë, ndërsa tash e tutje ai do të mbrojë ngjyrat e Ballkanit.

Tolaj, që mund të luajë në disa pozita të sulmit, në stinorin 2022/23 ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë pesë asistime me Malishevën në 28 paraqitje në Superligë. Deçanasi 23-vjeç tash e tutje do të mbrojë ngjyrat e kampionit të Kosovës, Ballkani. Këta të fundit janë në përgatitje në Maqedoninë Veriore, në Ohër, ku po stërviten për përballjet evropiane të verës. Ndërsa kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar kontratë 3-vjeçe me lojtarin në fjalë.

Bleart Tolaj

“Sot, FC Malisheva dhe FC Ballkani arritën marrëveshje për transferimin e sulmuesit Bleart Tolaj në Ballkan. Pas bisedave interne me lojtarin, FC Malisheva u dakordua që ta liroj Tolajn duke vënë në favor interesin e lojtarit për avancimin e tij në karrierë duke i dhënë rast të luaj në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve me Ballkanin. Tolaj ishte pjesë e klubit tonë për një sezonë dhe pati paraqitje fantastike përgjatë tërë sezonit. Duke parë potencialin e tij premtues, konsiderojmë se ky transfer do ta ndihmoj në zhvillimin e tij të mëtejmë profesional dhe ta sfidoj në ndeshje evropiane. Tolajn e falënderojmë përzemërsisht për kontributin e jashtëzakonshëm në klub si lojtar profesionist dhe si person plot virtyte.” - ka bërë të ditur FC Malisheva sot.◼️


 
Të gjitha lajmet nga