Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA 0-0 DUKAGJINI

Malisheva për mbijetesë në barazh, Dukagjini shpëton

Malisheva për mbijetesë në barazh, Dukagjini shpëton


22 May, 2022 @17:35

Ka përfunduar pa gola të shënuara ndeshja ndërmjet Malishevës dhe Dukagjinit, ndeshje kjo që ka qenë më interesantja dhe ku nuk ka pasur kalkulime sa i përket lojës, pasi që fituesi i saj siguronte mbijetesën në Superligë, pa barazh.

E barazimi i konvenonte vetëm mysafirëve, gjë edhe që e arritën në fund përkundër insistimit të vendasve në Liman Gegaj për të përfunduar ndeshja pa gola të shënuara, Malisheva 0-0 Dukagjini.

TABELA PËRFUDIMTARE E SEZONIT 2021/22

Malisheva më 28 maj do të luajë ndaj Vushtrrisë në Zahir Pajaziti të Podujevës, ndeshjen finale-vendimtare, që do të përcaktojë pjesëmarrësin e fundit të Superligës për edicionin 2022/23.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga