Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI 0-6 MALISHEVA

Malisheva shënon fitoren më të thellë të stinorit

Malisheva shënon fitoren më të thellë të stinorit


19 October, 2022 @20:27

Malisheva ka marrë fitoren e parë kampionale nën drejtimin e Sami Sermaxhajt, ndërsa njëkohësisht ka shënuar edhe fitoren më të thellë të stinorit duke i mposhtur ferizajasit me rezultat të pabesueshëm, Ferizaji 0-6 Malisheva [Bleart Tolaj 1, Ilir Mustafa 39, Agon Xhaka 45+2, Ronald Sobowale 48, 49, Fiton Hajdari 66].

Goli i shpejt i fillimit të takimit u mendua se ishte një gabim në mbrojtje dhe Ferizaji nisi këndelljen, derisa Flamur Gashi në portën e Malishevës bëri disa pritje të rasteve të vendasve të drejtuar nga Andrej Panadic, që po drejton ndeshjen e dytë në Superligë.

Por, në anën tjetër kah fundi i pjesës së parë erdhën shpejt edhe dy gola, ndërsa në pjesë të dytë, që në fillim të saj edhe dy gola tjetër për 0-5, e deri në fund Fiton Hajdari u përkujdes për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Roland Sobowale ka qenë ndër protagonistët kryesorë të ndeshjes me depërtimet e tij dhe gjindshmërinë në sulm, ndërsa i tërë ekipi i Malishevës ka treguar edhe disiplinë në lojë, përkundër se ishin në epërsi të thellë që nga pjesa e parë.

Ferizaji në anën tjetër, duhet të mendojë mirë bashkë me trajnerin Panadic se ku do të kërkojnë pikët për të dalë nga fundi i renditjes tabelare. Për Malishevën, kjo ishte fitorja e tretë e sezonit, mjaftueshëm që përkohësisht të dalin nga zona e rrezikshme.

Ajo që vlen të përmendet është se Malisheva për herë të parë këtë stinor mbajti portën e paprekur, duke mos pranuar gol në një ndeshje.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga