Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI 0-0 MALISHEVA

Malisheva vazhdon pa humbje

Malisheva vazhdon pa humbje


1 April, 2022 @16:46

Tashmë janë bërë pesë xhiro prej se Malisheva nuk ka pësuar dhe pas tri fitoreve e një barazimi, ekipi i drejtuar nga Arsim Thaçi ka barazuar edhe sot ndaj Dukagjinit, që po kërkon pikë për mbijetesë të sigurt në Superligë.

Përkundër rasteve të të dyja palëve dhe kërkimit të më shumtë të rezultatit nga vendasit sot në Klinë, Malisheva ka arritur që me mbrojtje të sigurt të kalojë pa pengesa edhe këtë ndeshje dhe me barazim pa gola, 0-0, ka përfunduar edhe ndeshja.

Dy rastet më të mira të Dukagjinit kanë qenë ajo e Ahmed Januzit (29’) në pjesë të parë, kur goditi me kokë por topi shkoi jashtë portës, ndërsa në pjesë të dytë ka qenë Nikolic (73’) që ka provuar, por goli s’erdhi.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër tri kartonë të verdhë që në pjesë të parë te mysafirët, derisa njëri erdhi për simulim (Hasan Hyseni), tjetri për protesta ndaj referit (Fidan Gërbeshi) dhe për faul (Behar Maliqi) - që tregon edhe në një mënyrë presionin e mysafirëve për të nxjerrë rezultat ndaj vendasve kërkues.

Xhevdet Shabani (56’) dhe Behar Maliqi (69’) tentuan me goditje nga largësia në pjesë të dytë për Malishevën, por në të dyja rastet gjakovari në portë të Dukagjinit, Altik Muhaxhiri ka kryer detyrën me sukses.

Në fund, 0-0 për t’u ndarë pikët, kurse ekipet s’lëvizin nga pozita e tyre e xhiros së kaluar, derisa shtojnë nga një pikë në llogari.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga