Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SOCIEDAD - BARCELONA

Mallkimi “Anoeta”, Barcelona ndalet

Mallkimi “Anoeta”, Barcelona ndalet


14 December, 2019 @17:59

Ashtu si shumë herë përgjatë viteve të fundit, edhe sonte Barcelona u përball me probleme në ndeshjen e luajtur në “Anoeta” të Sociedadit.

Ndeshja e luajtur sonte u mbyll me rezultat 2-2, rezultat që mund të bëjë që Barcelona ta nisë “El Clasicon” e së mërkurës nga vendi i dytë, në rast se Reali fiton nesër mbrëma në udhëtim te Valencia.

Oyarzabal nga pika e bardhë (12’) ia dha Sociedadit epërsinë, para se Barcelona të rikthehej me Griezmann (38’) e Suarez (49’), mirëpo një pikë vendasve ia siguroi goli i Isak (62’), i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 2-2.

Për Sociedadin, që sivjet po zhvillon një sezon mjaft të mirë dhe momentalisht është në luftë për top4, sonte për rreth 30 minuta luajti edhe Adnan Januzaj.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga