FITORE MINIMALE!

Mallorca e Muriqit ngritet me fitore minimale
18 April, 2023 @0:56
Skuadra e Mallorcës që drejtohet nga meksikani Javier Aguirre ku me plot sukses luan sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme të hënën mbrëma në ndeshjen e fundit të xhiros XXIX të LaLigas, për tu ngritur në pozitën e 11 në renditje tabelare dhe pikërisht mbi rivalin e sotëm.
Mallorca fitoi me rezultat minimal, ndërsa Muriqi ka qenë prezent për 90-minuta në ndeshje, në fitoren që erdhi me golin e shënuar nga senegalezi Ndiaye në fillim të takimit, Celta Vigo 0-1 Mallorca [Amath Ndiaye 21]. Tash pas 29 ndeshjesh Mallorca ka 37 pikë në pozitën e 11, ndërsa Celta bie në pozitën e 12 dhe ka mbetur në 36 pikë. Deri në fund të stinorit në LaLiga kanë mbetur edhe 9 xhiro.