Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RREZIK NGA RËNIA

Mallorca shkarkon trajnerin!

Mallorca shkarkon trajnerin!


22 March, 2022 @22:53

Kur të kthehet nga ndeshjet me reprezentacionin e Kosovës, Vedat Muriqi do të gjej një trajner tjetër në skuadrën ku luan, Mallorca.

RCD Mallorca ka bërë të ditur zyrtarisht sonte se ka ndarë rrugët me trajnerin Luis García Plaza pas rezultateve jo të mira në xhirot e fundit, ndërsa ekipi këto ditë ka rënë në zonën e rënies nga LaLiga.

Luis García ka qenë për dy vjet trajner i Mallorcas, ndërsa ekipi ka bërë të ditur se shpejt do të njoftojë emrin e trajnerit të ri të skuadrës.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga