DEKLARATA
Mamic: Grupet nuk janë imperativ!
7 August, 2015 @13:52
Trajneri kroat i Dinamos, Zoran Mamic, menjëherë pas shortit ku ekipit i tij do të vihet përballë kampionit të Shqipërisë, Skënderbeu ka thënë se për Dinamon nuk është imperativ kalimi në grupe të Ligës së Kampionëve.
“Një gjë është e sigurtë, se Skënderbeu është kundërshtar i vështirë dhe ata do të kenë respektin tonë më të lartë. Faza grupore e Ligës së Kampionëve nuk është imperativ yni, por qëllim. Ne duam të jemi aty dhe asgjë nuk ka ndërruar deri më tani,” ka thënë Mamic për faqen zyrtare të UEFA-së sot.