SHORTI PLAY-OFF
Shorti i Play-Offit në Europa League
7 August, 2015 @13:34
Borussia Dortmund, do t’i vihet përballë ish skuadrës së Herolind Shalës, Odd Grenland në Play-Off të Europa League, ndërsa ekipi që eliminoi Kukësin, Legia ka përballë Zoryan ukrainase - ka përcaktuar shorti i Europa League sot.
Qarabag i Ansi Agollit do të ndeshet me Young Boysin zviceran ku luan Florent Hadërgjonaj, ndërsa PAOK-u i Ergys Kaçes me Brondbyn danez.
Përballjet tjera janë në fotografinë e artikullit.
Fituesit e këtyre ndeshjeve futen në grupe të Europa League ku i bashkangjiten edhe 10 skuadra që eliminohen nga Play-Offi i Champions League.