Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIGUROJNË FINALEN

Man Utd fiton, për finalen e parë me Ten Hagun ndaj Newcastle

Man Utd fiton, për finalen e parë me Ten Hagun ndaj Newcastle


1 February, 2023 @22:59

Erik ten Hag ka arritur finalen e parë të tij si trajner i Manchester Unitedit, duke e mposhtur edhe sonte Nottingham Forestin, për të përcaktuar finalen ndaj Newcastle Unitedit më 26 shkurt.

Manchester United kishte fituar ndeshjen e parë 0-3, ndërsa sonte fitoi 2-0 në Old Trafford për të shkuar pa telashe në finale, ndërsa golat u shënuan nga Martial dhe Fred në pjesën e dytë të ndeshjes (73’, 76’).

Final

Newcastle United eliminoi dje Southamptonin në gjysmëfinale të Kupës së Ligës dhe tashmë finalja e Carabao Cup siç quhet ndryshe, i pret në Wembley dy skuadrat pak para fundit të shkurtit.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League