CESC

REUTERS
Manchester prapë te Barcelona
15 July, 2013 @16:17
Si duket humbja e talentit të La Masias, Thiago Alcantara, nuk e ka lënë duarkryq Manchester Unitedin. Posa u njoftua zyrtarisht nga Bayern Munchen se Thiago ka pranuar ofertën e bavarezëve, skuadra e re e David Moyesit ka hyrë në planin B.
Transmetues të ndryshëm anglez kanë bërë të ditur se Manchester United tashmë i është afruar zyrtarisht klubit katalonas për mesfushorin që ka të fituar një Kampionat Botëror dhe dy Kampionate Europiane, Francesc Fabregas.
Fabregas 26 vjeçar i u ribashkua klubit të fëmijërisë në vitin 2011 pas viteve të kaluara në Arsenal për 35 milionë funta, duke fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Spanjës.
Manchester United ka ofruar parimisht 30 milionë për Fabregasin, që në stinorin e fundit në La Liga filloi 30 ndeshje, shënoi 11 gola dhe regjistroi 11 asistime.