ZYRTARE

REUTERS
Thiago bavarez
14 July, 2013 @21:34
Thiago Alcantara do t’i bashkohet Bayernit për të punuar me ish trajnerin e tij në Barcelonë, Josep Guardiola.
Mesfushori 22 vjeçar pas disa ditëve do të kryejë testet mjekësore para se të prezentohet edhe zyrtarisht me gjigantin bavarez.
Të dyja klubet kanë konfirmuar marrëveshjen që i ka kushtuar Bayernit 25 milionë euro.
“Thiago Alcantara ka qenë njëra ndër dëshirat më të mëdha të trajnerit tonë të ri Pep Guardiola,” ka thënë shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, shkruante faqja zyrtare e klubit bavarez sot. Thiago kërkohej nga Manchester United, Real Madrid dhe disa skuadra tjera, por Bayern ka fituar të gjithë këto skuadra në luftë për mesfushorin e vlerësuar.