BOATENG

REUTERS
Galata pret Boatengun
14 July, 2013 @12:46
Galatasaray është duke synuar mesfushorin ganez të Milanit, Kevin-Prince Boateng. E përditshmja sportive, Corriere dello Sport, ka pohuar se kampioni i Turqisë është i gatshëm të bëj lëvizjen e duhur për të blerë dhjetëshen e rossonerëve.
Në anën tjetër, edhe Milan është i gatshëm ta shes atë, mirëpo jo për një shumë më pak se 15 milionë euro, njofton gazeta.
Boatengut e ardhmja në Milan i është vënë në dyshim pas interesimeve të fundit të Massimiliano Allegrit, për mesfushorët si Josip Ilicic dhe Adem Ljajic - që do të ishin konkurrencë e madhe për ganezin në pozitën e tij!