SHAQIRI
Në radar të Liverpoolit
14 July, 2013 @12:02
Pas dështimit të blerjes së armenianit, Henrikh Mkhitaryan, Liverpool ka kthyer sytë kah futbollisti kosovar i përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri.
Kështu ka njoftuar sot Metro-ja angleze si dhe Radio Marca spanjolle. Sipas këtyre, Brendan Rodgers, për pozitën e 10-shes tashmë mendon se e vetmja zgjidhje është kosovari Shaqiri, që mbron ngjyrat e kampionit europian, Bayern Munchen.
Mkhitaryan që kërkohej nga Liverpool, kaloi në Borussia Dortmund, ndërsa të qenit jo i përhershëm në formacionin bazë të Bayernit, për Shaqirin mund të jetë opcion i parefuzueshëm Liverpool.
Ditët në vazhdim do ta qartësojnë edhe më shumë këtë interesim të Liverpoolit dhe se do të shihet përgjigjja e Shaqirit lidhur me kalimin e mundshëm të tij në Premier League.