VJEN TROFEU PËR DJAJT E KUQ

Ilustrimi: B/R
Manchester United fiton trofeun e parë pas 6 vitesh
26 February, 2023 @19:39
Manchester United ka fituar trofeun e Kupës së Ligës angleze, të njohur si Carabao Cup, derisa ka mposhtur 2-0 në finale Newcastle Unitedin. Erik ten Hag merr trofeun e parë që në sezonin e parë të tij me Unitedin, ndërsa Newcastle United mbetet pa trofe, edhe pas 54 vitesh pritje.
Të dy golat u shënuan në pjesë të parë, derisa Casemiro shënoi me kokë për 1-0 (33) ndërsa pas tij goditja e devijuar e Marcus Rashfordit iu regjistruar Sven Botmanit (39) për përfundimtaren 2-0 Ky është trofeu i parë i Manchester Unitedit që prej stinorit 2016/17.
Kliko X për ta larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes
!