Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Manchester United kontakton Eriksenin

Manchester United kontakton Eriksenin


21 June, 2022 @14:58

Skuadra e Manchester Unitedit është duke u munduar të sigurojë shërbimet e mesfushorit të dalluar danez, Christian Eriksen.

BBC Sport ka bërë të ditur se danezi mendohej fillimisht të qëndrojë në Londër, pas rikthimit që e bëri me Brentfordin në Premier Ligë, por si duket marrëveshje nuk ka në mes.

Përfolej edhe për një rikthim të mundshëm të tij në Tottenham - por as aty s’kishte lëvizje.

E tash në plan të parë ka dalë Manchester United, pasi që mesfushori 30-vjeçar është lojtar i lirë.

Kujtojmë, Eriksen kishte trembur botën kur pësoi sulm në zemër gjatë EURO 2020, por fatmirësisht shpëtoi dhe tash luan me defriblirator të implantuar në zemër.

Ai ishte pjesë e Interit, ekipit që iu kthye pas EUROs, mirëpo në Serie A lojtarët me ICD të montuar, nuk guxojnë të luajnë futboll dhe prej atëherë mbeti lojtar i lirë, derisa më pas shkoi te Brentford, ku suksesshëm vazhdoi stinorin 2021/22.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League