Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FA CUP

Manchesteri kalon Readingun

REUTERS/Darren Staples

Manchesteri kalon Readingun


18 February, 2013 @23:06

Djelmoshat e Sir Alex Ferguson kanë arritur që të kalojnë në fazën e radhës të FA Cup, duke e mposhtur Readingun sonte 2-1. 

Pjesa e parë ka kaluar pa gola, derisa Fergie e ka futur portugezin Nani në fushë, i cili shënoi në minutën e 69-të të ndeshjes pas një akcioni që ia nisi nga mesi e topi i erdhi Nanit nga krahu i djathtë. 

Shumë shpejtë, Javier Hernandez, vetëm 3 minuta më vonë, ngriti epërsinë e djajve të kuq në 2-0, ndërsa goli i vonshëm i Joshua McAnuffit për Readingun vetëm sa ua rregulloi tiketat e atyre që e kanë luajtur në bastore këtë ndeshje me “3 plus”. 

Me këtë fitore, Manchester United mbetet ekipi i vetëm anglez që garon ende në tre fronte kryesore të mundshme në futbollin ekipor anglez. 



FA CUP/ REZULTATI:

Manchester United - Reading 2-1

 
Të gjitha lajmet nga