BAYERN

Mandzukic rrënon shpresat berlineze
26 October, 2013 @19:08
Bavarezët e udhëhequr nga Pep Guardiola nuk kanë kaluar edhe aq lehtë sesa që kanë menduar në ndeshjen e sotme ndaj Hertha Berlinit në Allianz Arena.
Bayern ka rënë heret në disavantazh ndaj kryeqytetasve, që shënuan nëpërmjet Ramosit në minutën e katërt.
Por përgjigjja e kampionit europian ka qenë ‘me kamatë’ pasi që Mario Mandzukic ka barazuar në pjesën e parë dhe i ka ngritur në epërsi në pjesën e dytë, derisa Mario Götze ngriti epërsinë në 3-1.
Berlinezët nuk u dorëzuan fare, pasi që shumë shpejtë ulën epërsinë e bavarezëve me anë të Ben Hatiras, por nuk patën fuqi për më shumë.
Kështu Bayern edhepse shënoi fitore të pritur, e bëri ndeshjen më interesante dhe të paparashikueshme deri në moment të fundit.