DERBI I RUHRIT

REUTERS
Të mëdhenjë për Schalken
26 October, 2013 @17:39
Ndeshja e jashtëzakonshme, e nisur me probleme të tifozërive dhe me shumë tension para fillimit, ndërmjet Schalkes dhe Borussia Dortmundit, i takoi milionerëve.
Borussia Dortmund shumë shpejtë tregoi se kush është forca në terren duke marrë topin në posedim dhe duke kontrolluar lojën që nga minuta e dhjetë e takimit.
Shumë shpejtë ata edhe shënuan gol nëpërmjet sulmuesit të ri të tyre, Pierre Emerick Aubameyang. Përkundër iniciativës së mysafirëve në Veltins Arena, Schalke arriti gjatë një gjysmësulmi të nxjerrë penallti, por ajo u mbrojt nga portieri Roman Weidenfeller, i cili qëlloi anën e shutit të ish lojtarit të Borussias, Kevin Prince Boateng.
Në pjesën e dytë Dortmund e bëri 2-0 e kur Schalke provoi më shumë pas uljes së epërsisë në 2-1, ata pranuan edhe një gol për rezultatin përfundimtar prej 1-3 në të mirë të nënkampionit të Gjermanisë dhe të Europës, Borussia Dortmund.