TURQI

REUTERS
Drogba mund të vazhdojë me Galatën
26 October, 2013 @12:55
Kryetari i klubit të Galatasarayit, Unal Aysal, ka bërë të ditur se sulmuesit afrikan, Didier Drogba, do t’i ofrohet vazhdimi i kontratës me kuqeverdhët e Stambollit.
Drogba i cili erdhi në Galatasaray në janarin e fundit, ka kontratë 18 muajshe me klubin turk që do të thotë se i kalon në fund të këtij edicioni.
Mirëpo, Aysal ka qenë me plotë besim kur ka thënë se Drogba do të vazhdojë me ata.
“Drogba do të vazhdojë të luajë ende futboll. Ne do t’i ofrojmë definitivisht atij një kontratë te re, dhe gjithashtu besoj se ai nuk do ta refuzojë atë,” ka thënë Aysal për GSTV-në.
Galatasaray javë më parë ndërroi trajnerin e famshëm turk Fatih Terim me italianin Roberto Mancini. Kampioni turk është në vendin e dytë të grupit në Ligë të Kampionëve, ku po udhëheq Real Madridi, derisa e përcjellë Juventusi.