NESËR

REUTERS
Ndeshja më e shtrenjtë në histori të futbollit
25 October, 2013 @23:31
Ndeshja që fillon të shtunën pasdite nga ora 18:00 në Camp Nou, El Clasicoja e stinorit 2013/14 do të jetë ndeshja më e shtrenjtë në histori të futbollit.
Sipas një llogarie të së përditshmes angleze Daily Mail, totali i 22 futbollistëve të këtyre dy skuadrave, ndër më të popullarizuarat në botë kap shifrën e 500 milionë eurove!
Në këtë llogari Barcelona kap shifrën e përafërsisht 110 milionë eurove, pasi që shumica e lojtarëve janë prodhim i ekipit dhe katalonasit nuk kanë paguar asnjë cent për blerjen e tyre, derisa e gjithë shuma tjetër i takon madrilenëve që njihen si blerësit më të mëdhenjë në botën e futbollit.