FLET LUIS FIGO

esport.br
Italianët vlerësojnë performancën, spanjollët moshën
25 October, 2013 @22:23
Në një intervistë të dhënë për Grada 360, ish mesfushori i Interit në Serie A, Luis Figo, ka lëvduar vlerësimin që futbolli italian i bën futbollistëve mbi moshën 30 vjeçare.
“Në moshën 32 vjeçare unë isha i ‘vdekur’ për shumëkë, ndërsa kam qenë me fat që kam zgjedhur Interin dhe kam fituar edhe katër tituj kampioni me ata,” ka thënë portguezi Figo.
“Mentaliteti spanjoll është më negativ krahasuar me atë italian, ku tifozët, media dhe klubet ju gjykojnë në bazë të performancës, e jo moshës si bëhet në Spanjë,” ka detajuar tani ambasadori i Interit.
“Shikoni Interin, Milanin dhe Juventusin. Të gjithë kanë futbollistë 30 e 32 vjeçarë që luajnë ende për shkak se tregojnë performanca të mira. Merreni shembull Andrea Pirlon, ia nisi në Inter u plakë në Milan dhe është lider i Juventusit aktualisht,” ka shtuar më tej Figo, i cili kishte nisur karrierën në Sporting të Lisbonës, prej ku kaloi në Barcelonë dhe bëri emër.
Më pas ai bëri kalimin nga Barcelona në Real Madrid - që bëri bujë të madhe si për kah paratë ashtu edhe për kah rivaliteti i këtyre dy skuadrave. Nga Reali kaloi në Inter ku përfundoi karrierën dhe tash aty punon si ambasador i klubit. Figo tash është 40 vjeçar.