BARÇA-REAL

REUTERS
Britania s’sheh 15 minutat e para të El Clasicos
25 October, 2013 @23:21
Ndeshja ndër më të rëndësishmet në botë, ajo ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit që ia nis nesër në ora 18:00 dhe luhet në Camp Nou të Barcelonës nuk do të mund të shikohet nga fillimi i saj në televizonet britanike!
Adhuruesit anglez të futbollit do të duhet që të presin 15 minuta për t’u kyqur në derbin më të popullarizuar në botë për shkak se të rregullat televizive në Britani të Madhe nuk lejojnë transmetim të drejtëpërdrejtë të asnjë ndeshjeje futbolli prej orës 14:45 deri në 17:15 në pasditën e së shtunës.
E pasi që Britania e Madhe mat kohën një orë pas asaj të Europës qendrore (ndeshja ia nis në ora 18:00, e në ishull është ora 17:00), thjeshtë adhuruesit e futbollit që do ta shikojnë ndeshjen nëpërmjet televizionit atje do të shpresojnë që të mos ndodhë asgjë në 15 minutat e para të nesërme në El Clasico, që të mos huqin diçka të rëndësishme drejtëpërdrejtë nga ndeshja.