VALLADOLID

mundodeportivo
Ekipi i Ramës lëvdohet pas fitores
26 October, 2013 @12:18
Ekipi i Valdet Ramës, Valladolid ka shënuar fitore të thellë mbrëmë vonë si mysafir në Madrid ndaj Rayo Vallecanos.
Rama ka qenë pjesë e ekipit të tij nga fillimi deri në fund të ndeshjes dhe ka treguar cilësinë e tij në disa raste, duke e bindur trajnerin Juan Ignacio Martinez për të mbetur gjatë gjithë ndeshjes në fushë.
Për më tepër, pas ndeshjes kritika të mëdha ka marrë mbrojtja katastrofale e Rayo Vallecanos, derisa Valladolid është përgëzuar për shfrtyëzimin e rasteve të krijuara.
Me këtë fitore të madhe Valladolid ka ngritur shpresat për mbijetesë, pasi që mediat spanjolle kanë komentuar se fitorja ndaj rivalit direkt, Rayo Vallecano si mysafir do të vlen shumë për ekipin e Ramës në fund të kampionatit.