Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI 1-2 PRISHTINA

Mankenda sjell fitoren, Prishtina mbijeton

Foto: prishtinafc.com

Mankenda sjell fitoren, Prishtina mbijeton


22 May, 2022 @17:08

Prishtina ka mbijetuar në Superligë pa pasur nevojë për të luajtur ndeshje barazhi, pasi që matematikisht ka qenë e rrezikuar për këtë pozitë edhe në xhiron e fundit të stinorit.

Ka qenë Gauthier Mankenda që ka shënuar dy herë për ekipin që përkohësisht po drejtohet nga Debatik Curri, pas dorëheqjes së Abdulah Ibrakovicit, ndërsa kryeqytetasit kanë përfundar stinorin në pozitën e pestë të renditjes me fitore ndaj Llapit.

TABELA PËRFUNDIMTARE

E Llapi ka qenë i palëkundur në pozitën e katërt të renditjes tabelare, ndërsa mori epërsinë në pjesë të dytë të ndeshjes me Valmir Veliun. Epërsi kjo që s’gjati shumë, derisa Prishtina bëri shpejt përmbysje për fitore.

Llapi ka siguruar garat evropiane, ndërsa Prishtina për herë të parë mbetet pa gara evropiane prej se ekipet kosovare luajnë aty.

Përfundimtarja, Llapi 1-2 Prishtina [Valmir Veliu 51p. - Gauthier Mankenda 58, 61].


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga