Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA C: MAQEDONIA - ESTONIA

Maqedonia fiton përsëri, një fitore larg Ligës B të Kombeve

Maqedonia fiton përsëri, një fitore larg Ligës B të Kombeve


15 November, 2020 @16:55

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka vazhduar me formë të mirë të ndeshjeve dhe pas sigurimit të biletës për EURO 2020 - historike kjo - ka arritur të mposht edhe Estoninë sot, për të qëndruar në vend të parë të Grupit 2 të Ligës së Kombeve.

Tashmë, skuadrës së drejtuar nga Igor Angelovski dhe ndihmësi i tij Djengis Redjepi, i duhet edhe fitore në përballjen e fundit të grupit për të siguruar Ligën B.

TABELA AKTUALE

Për maqedonasit nga lojtarët shqiptarë kanë startuar Visar Musliu dhe Egzon Bejullai, ndërsa ekipi përkundër se avancoi u desht të shënojë edhe njëherë për fitore, pasi që mysafirët kishin barazuar, për përfundimtaren 2-1 [Trickovski 29, Stojanovski 68 - Sappinen 52].


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve