Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DON BALON

Marash Kumbulla në radar të Real Madridit

Marash Kumbulla në radar të Real Madridit


6 April, 2020 @15:33

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i është ofruar si zgjidhje kryetarit të Real Madridit Florentino Perez, shkruan sot Don Baloni spanjoll.

Real Madrid që është duke bërë plane për stinorin e ardhshëm përkundër se stinori aktual është ende në pauzë për shkak të coronavirusit, ka marrë sinjale për futbollistin që pritet të bëj ngritje të madhe në karrierë.

Kumbulla 20 vjeç ka zhvilluar 19 ndeshje në Serie A për Veronën këtë stinor dhe është në syrin e skuadrave të mëdha, ndërsa tash bëhet e ditur se CV e tij i është vënë në tavolinë të Perezit, që po konsideron mundësinë.

Arsyeja është se mbretërit po mendojnë që tash t’ia sigurojnë të ardhmen Zinedine Zidane’it trajner, duke futur në radar një sulmues dhe një mbrojtës. Ky i fundit duhet të jetë si zëvendëues i Nachos, që thuhet se do të largohet këtë verë, si dhe do të ketë mundësi të zëvendësojë Sergio Ramosin në plane afatgjate, që tashmë është në moshë të shtyer.

E Kumbulla, që ka kaluar tërë karrierën e tij te Verona, nuk është prononcuar për Don Ballonin për këtë temë duke thënë se vera vendos gjithçka dhe deri atëherë nuk do të flas.

marash kumbulla


 
Të gjitha lajmet nga La Liga