HUNGARIA

Pamje nga ndeshja Shqipëria-Hungaria/ TOPSPORTI/ D.S.
Marco Rossi publikon listën hungareze ndaj Shqipërisë
30 September, 2021 @12:46
Hungaria që ka dhjetë pikë të fituara nga gjashtë ndeshjet e para të Grupit I kualifikues për Katar 2022, do të ndeshet me Shqipërinë dhe Anglinë gjatë muajit tetor.
Hungaria është dënuar nga UEFA-ja që dy ndeshjet e radhës si vendas t’i luajë pa tifozë, me dyer të mbyllura, kështu që dueli Hungari-Shqipëri do të luhet pa publik.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Kujtojmë, Shqipëria mposhti Hungarinë në Elbasan Arena me rezultat minimal 1-0 përmes golit të Armando Brojës. Kjo ka qenë fitorja historike e Shqipërisë ndaj Hungarisë, pasi që më parë jo vetëm që nuk kishte shënuar gol ndaj hungarezëve, por s’kishte as fitore.
Ndërsa selektori italian i Hungarisë, Marco Rossi, ka bërë të ditur emrat e lojtarëve të ftuar për ndeshje ndaj Shqipërisë, 9 tetor si dhe atyre ndaj Anglisë, 12 tetor.
LISTA E HUNGARISË (renditur sipas: mbiemri, emri, ekipi ku luan):
Portierë:
Bogdán Ádám (Ferencvárosi TC)
Dibusz Dénes (Ferencvárosi TC)
Gulácsi Péter (RB Leipzig)
Mbrojtës:
Bolla Bendegúz (Grasshoppers)
Botka Endre (Ferencvárosi TC)
Fiola Attila (MOL Fehérvár FC)
Kecskés Ákos (Nyizsnyij Novgorod)
Lang Ádám (Omonia Nicosia)
Nagy Zsolt (PAFC)
Nego Loic (MOL Fehérvár FC)
Orbán Willi (RB Leipzig)
Szalai Attila (Fenerbahçe FK)
Tamás Márk (Slask Wroclaw)
Mesfushorë:
Gazdag Dániel (Philadelphia Union)
Kleinheisler László (NK Osijek)
Nagy Ádám (AC Pisa)
Schäfer András (FC DAC)
Szoboszlai Dominik (RB Leipzig)
Vécsei Bálint (Ferencvárosi TC)
Sulmues:
Hahn János (FC DAC)
Holender Filip (FK Partizán Belgrád)
Nikolics Nemanja (MOL Fehérvár FC)
Sallai Roland (SC Freiburg)
Sallói Dániel (Sporting Kansas City)
Schön Szabolcs (FC Dallas)
Varga Roland (al-Ittihad Kalba).