MARIANO FERREIRA
Mariano lë Sevillën për Galatasarayin
12 July, 2017 @8:48
Për krahun e djathtë të Sevillës, Mariano Ferreira, Galatasaray ka bërë të ditur se ka paguar 4.4 milionë euro dëmshpërblim në drejtim të klubit spanjoll dhe tashmë pritet zyrtarizimi i tij si lojtar i ri i gjigandit nga Stambolli.
Njoftimin e ka dhënë NTV Spor, ndërsa rroga e brazilianit do të jetë 2.2 milionë euro për stinor.
Në stinorin e fundit, Mariano, ka zhvilluar 43 ndeshje me Sevillën në të gjitha garat, duke dhënë edhe 4 asistime për bashkëlojtarët. Futbollisti 31 vjeç, para se të vinte në Sevilla, ka luajtur për 5 stinorë në Bordeaux dhe para asaj në Fluminese.