Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE NË DERBIN LOKAL

Pas vetëm 1-minute në fushë, zëvendësuesi Marin Reka vendos derbin

Futbollistët dhe stafi i KF Ramiz Sadiku duke festuar fitoren në derbi pas ndeshjes së sotme/ Foto: KFRamizSadiku/ fb

Pas vetëm 1-minute në fushë, zëvendësuesi Marin Reka vendos derbin


24 April, 2023 @19:51

Skuadra e Ramiz Sadikut ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e vetme të mbetur të xhiros së XXIII të Ligës së Parë Grupi B, ku ekipi në fjalë u takua sot me rivalin lokal, 2 Korriku.

Në cilësi të mysafirit, pas pjesës së parë të kaluar pa gola në ndeshje, në pjesë të dytë në skenë ka dalë Marin Reka që ka vulosur fitoren e “industrialistëve” për të marrë trepikëshin e tretë në pesë ndeshjet e fundit të sezonit, 2 Korriku 0-1 Ramiz Sadiku [Marin Reka 86’]. Reka kishte hyrë në lojë një minutë para se të shënonte, kur zëvendësoi golashënuesin e dalluar të ekipit Erduan Ibrahimi.

2 Korriku vs. Ramiz Sadiku

TABELA AKTUALE

Me fitore, Ramiz Sadiku është ngritur në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare duke dalë mbi Kikën me pikë të njëjta, 25. 2 Korriku në anën tjetër mbetet në rrezik konstant për rënie nga Liga e Parë, pasi që ka pikë të njëjta me Arbërinë, që është e fundit me 17 pikë.

Në xhiron e radhës, XXIV, 2 Korriku luan pikërisht ndaj Arbërisë si mysafir, ndërsa Ramiz Sadiku i shkon Vllaznisë, që gjithashtu është e rrezikuar.



i:

2 Korriku – Ramiz Sadiku [0:1] (0:0 pas pjesës së parë)

Golashënues: Marin Reka (85’)
Formacioni startues i 2 Korrikut: F. Neziri, A. Salihu, A. Salihu, A. Beqiri, R. Jashari, A. Oruqi /kap./, B. Qorri, Y. Prekopuca (I. Lebbie 6’ – F. Bajrami 65), R. Bejta (G. M. Camara 65’), M. Avdiu, E. Gashijan (G. Latifi 69’). Kryetrajner: Besim Ademi.
Formacioni startues i Ramiz Sadikut: D. Isufi, R. Raqi, T. Haliti, A. Dermaku, B. Maxhuni, T. Kiqmari, S. Gashi (V. Ademi 56’), Sh. Prestreshi (D. Zeqiri 72’), A. Zeqiri, E. Krasniqi (O. Sijarina 84’), E. Ibrahimi (M. Reka 84’). Kryetrajner: Granit Dervisholli. Gjyqtarët: Rrezart Hasanaj, Blend Preniqi, Uranit Berisha

Delegat i ndeshjes: Kemajl Dumnica

Vëzhgues i gjyqtarëve: Fadil Gashi

 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë