POKAL

Mario me hat-trick, Bayern i pandalshëm
12 February, 2014 @23:45
Mario Mandzukic, sulmuesi kroat i Bayern Munchenit, ka shënuar hat-trick sonte në Imtech Arena të Hamburgut për t’i ndihmuar ekipit të tij në fitore prej 0-5.
Fitorja e thellë e Bayernit, rutinore në Gjermani për ata, ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës për gjigantin bavarez që është edhe kampion aktual europian e botëror.
Dy golat tjerë të bavarezëe kanë ardhur nga braziliani Dante dhe holandezi Arjen Robben. Derisa kosovari Xherdan Shaqiri është futur nga trajneri Pep Guardiola në 25 minutëshin e fundit të takimit në vend të Thiago Alcantaras.
Shorti gjysmëfinal
Menjëherë pas rezultateve përfundimtare të ndeshjeve çerekfinale të Kupës është hedhur edhe shorti i gjysmëfinales që ka përcaktuar këta kundërshtarë: Bayern-Kaiserslautern dhe Borussia Dortmund - Wolfsburg.
Ekipet që do të mbesin në finale të Kupës së Gjermanisë do të takohen në Berlin.