Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK VII

Marko Simonovski (Drita) - Ylli i javës (7)

Sulmuesi i Dritës, Marko Simonovski, duke pozuar me çmimin "Ylli i javës" / Foto: FFK

Marko Simonovski (Drita) - Ylli i javës (7)


16 September, 2022 @14:43

Sulmuesi maqedonas i Dritës, Marko Simonovski, bëhet lojtari i radhës që merr çmimin e Yllit të javës në Superligë, ndërsa ai ka shanuër hat-trick në fitoren e Dritës ndaj Gjilanit, që ka qenë fitorja më e thellë në derbin gjilanas që prej vitit 2015.

Simonovski gjithashtu është bërë lojtari i parë që ka shënuar hat-trick në derbin gjilanas, duke hyrë në histori të klubit dhe derbit në përgjithësi.

Përndryshe, kjo është hera e tretë në karrierë që “Simo” fiton Yllin e javës, pas dy herave që i fitoi në sezonin e kaluar.

Gjithashtu, Marko Simonovski hyn në histori të këtij çmimi, si lojtari i parë që e merr për të dytin stinor radhazi së paku njëherë këtë çmim.

Pasi mori këtë çmim sulmuesi nga Maqedonia e Veriut u shpreh i lumtur që edhe në këtë edicion po gëzon formë të mirë dhe po e jep kontributin e pritur për skuadrën. “Ky çmim për mua do të thotë shumë. Shpresoj që këtë edicion do të kthehem shumë herë për ta marrë çmimin e më të mirit të javës. Mendoj se Drita do të ketë një kampionat më të mirë se sa në edicionin e kaluar. Besoj që këtë herë do të dalim kampion dhe për këtë po punojmë ndeshje pas ndeshje”, ka theksuar Simonovski për faqen zyrtare të FFK-së.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga