OLYMPIQUE

Marseille investon te i riu brazilian
2 September, 2014 @0:00
Qendërmbrojtësi i talentuar brazilian, Doria, do të jetë lojtar i ri i Olympique Marseille, njofton faqja zyrtare e klubit sonte.
Doria 19 vjeçar ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Marseillein, derisa është shprehur tejet i lumtur me kalimin e tij në futbollin europian.
Doria deri tani ka djersitur fanellën e Botafogos në elitën braziliane. Ekipet nuk kanë bërë të ditur shumën e transferit që Marseille i ka paguar ose duhet paguar Botafogos.