ROSSONERI

Giacomo Bonaventura në duel me Mateo Kovacicin e Interit/REUTERS
Milan rrëmben Bonaventuran
1 September, 2014 @22:04
Pasi që Cristian Zaccardo refuzoi që të kalonte në Parma si pjesë e marrëveshjes së Milanit për françezin Jonathan Biabiany, Rossonerët kanë reaguar menjëherë.
Ata ia kanë rrëmbyer Interit, Giacomo Bonaventuran, duke i paguar Atalantës 7 milionë euro. Në fakt, Bonaventura kishte arritur në Milano për t’iu bashkangjitur Interit, mirëpo një bisedë 20 minutëshe me shefin e Rossonerëve, Adriano Galliani, e bindi atë që të vishet kuqezi - njoftojnë mediat italiane, saktësisht, Foot Italia.
Milan pak orë më parë fitoi 6 milionë euro nga shitja e Bryan Cristantes në drejtim të Benficas.