HAMBURG
Mavraj merr fanellën me numër 13
20 January, 2017 @10:51
Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka marrë fanellën me numrin 13 te ekipi i tij i ri Hamburg.
Ekipi gjerman sot ka paraqitur numrat e të gjithë futbollistëve për pjesën e dytë të stinorit në Bundesligë.
Mavraj, kaloi nga Koln në Hamburg në afatin kalimtar të janarit dhe është në pritje të debutimit me ekipin.