COPA DEL REY
Thyhet mallkimi ‘Anoeta’, Barca afër gjysmëfinales
19 January, 2017 @23:07
Për herë të parë që nga viti 2007, Barcelona sonte e ka thyer mallkimin dhe ka arritur ta mbyll me fitore një ndeshje të luajtur në stadiumin ‘Anoeta’ të San Sebastianit.
Barcelonës i mjaftoi një penallti e Neymarit në pjesën e parë për ta fituar me rezultat 0-1 këtë takim dhe për të qenë kështu shumë pranë kalimit në gjysmëfinalen e Copa Del Rey, marrë parasysh faktin që ndeshja kthyese luhet në ‘Camp Nou’, stadium në të cilin një rikthim i Sociedadit është pak i besueshëm.
Në tri çerekfinalet e tjera janë arritur këto rezultate, ndërsa ndeshjet e kthimit luhen javën e ardhshme:
Atletico Madrid 3-0 Eibar
Real Madrid 1-2 Celta Vigo
Alcorcon 0-2 Alaves