Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Mavraj nuk e gjeti ulësen kur u kthye në kombëtare

Foto: FSHF

Mavraj nuk e gjeti ulësen kur u kthye në kombëtare


30 May, 2019 @16:20

Qendërmbrojtësi më me përvojë aktualisht në kombëtaren shqiptare, Mërgim Mavraj, është rikthyer pas lëndimit dhe konferencën e sotme për shtyp para gazetarëve ka bërë të ditur se ka ndryshime të rëndësishme në ekip.

Ndër të tjera ai duke qeshur ka thënë se ishte një grup i madh lojtarësh që ishin mbledhur aty dhe s’kishte gjetur as ulësen ku e kishte kur arriti.

“Ka ndryshime të rëndësishme. Më duhet pak kohë t’i analizoj këto ndryshime dhe akoma nuk mund të jap një mendim, si ka ndryshuar për mirë apo keq. Gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte grupi i madh. Kur u futa nuk e gjeta ulësen time. Para ndeshjes me Skocinë kemi qenë të fokusuar. Tani kemi ardhur nga kampionati. Disa lojtarë kanë probleme. Akoma nuk e kemi përqendrimin. Me udhëtimin fokusi do të jetë më ndryshe,” ka thënë fillimisht Mavraj.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELAT DREJT EURO2020

Kurse sa i përket selektorit të ri ai e ka vështruar si prind.

“Duket simpatik, i qetë. Është si babai jonë. Është i buzëqeshur dhe i sjellshëm, nga ana taktike nuk e vlerësoj dot ende. Ka kaluar shumë kohë, i kam harruar. Besoj që ka qenë eksperiencë e mirë për mua. Jashtë futbollit ka qenë periudhë e mirë, kam njohur dhe shumë shqiptar. Për sa i përket futbollit kanë qenë shumë dallime të mëdha me futbollit gjerman, nuk i përballoja dot. Do të jem maksimalisht i fokusuar dhe i motivuar,” ka bërë të ditur qendërmbrojtësi.

Ai duke qenë se është i dënuar për ndeshjen e parë, ka thënë se do t’i jap vetëbesim bashkëlojtarëve të tij.

“Do të kemi një shans të vërtetë. Edhe në kohën e Canës, ka qenë ekip homogjen, i fortë, 11 luftëtarë. Grupi si grup e ka përgjegjësinë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Tani që nuk do të jem në fushë, këtë ndeshje, do tu jap vetëbesim. Do të na shërbejë të gjithëve për të ardhmen. Çdo ekip i suksesshëm ka 11 liderë, nuk është vetëm 1. Besoj që ka dallim të madh,” ka shtuar ai.

 


 
Të gjitha lajmet nga