MERGIM MAVRAJ

Mavraj transferohet në Koln
19 May, 2014 @15:59
Mërgim Mavraj ka nënshkruar kontratë me 3 vjeçare me skuadrën kampione të Bundesligës 2 për sivjet, FC Koln.
Qendërmbrojtësi shqiptar stinorin e ardhshëm do të luaj në elitën gjermane, pasi dështoi ta siguroj Bundesligën me skuadrën e tij të deritashme, Greuther Furth.
Lajmi është bërë i ditur pak çaste më parë nga klubi i Kolnit, ndërsa këtë transfer e ka konfirmuar edhe vetë Mavraj, i cili nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook ka falenderuar klubin e Greuther Furthit, pjesë e së cilës është qe 3 vite.